Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshon Instagram-i. Pse tremben VIP-at tanë?

March 29
14:51 2016

Instagram-i ka bërë të ditur një përmirësim në aplikacion, duke e bërë të domosdoshme ndezjen e njoftuesit. Nëse keni parë që treçereku i personazheve të famshëm shqiptarë apo ata që ndiqni në Insta kanë shpërndarë kërkesën për të ndezur njoftuesin e postimeve, arsyeja është që ju të njoftoheni në momentin që ata postojnë.

Për VIP-at shqiptarë që nuk kanë një grup fansash që konsiston afërsisht me pëlqimet do të thotë më pak pëlqime, më pak shikime dhe rrjedhimisht më pak vëmendje.

“Epidemia Turn On Post Notification” u shkaktua si pasojë e lajmërimit të Facebook-ut, zotëruesi i Instagram-it, se renditja e fotove në Insta do të bëhet në sajë të njoftuesit dhe jo të kronologjisë.

 

Ndryshon Instagram. Pse tremben VIP-at tanë?

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje