Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndryshimet e fundit tregojnë se Whatsapp është një “kopjac” i vërtetë

Ndryshimet e fundit tregojnë se Whatsapp është një “kopjac” i vërtetë
June 07
13:36 2017

Whatsapp ka vendosur të prezantojë një tjetër risi për t’ju shtyrë akoma edhe më shumë të publikoni foto dhe video në këtë rrjet social. Tashmë në dispozicionin tuaj janë 5 filtra për të modifikuar fotot: Pop, B & W, Cool, Chrome dhe Film. Në Whatsapp gjithashtu mund të publikoni jo vetëm një, por disa foto njëkohësisht.

Në parim vetëm njëra do të shfaqet, por në anën e djathtë do të jetë shenja e plusit (+), e cila tregon se ka ende foto për t’u parë. Këto ndryshime janë shumë të ngjashme me aplikacionin Instagram. Risitë deri tani janë të vlefshme vetëm për aparatet me sistem operimi IOS./Blitz.al/

Share