Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NASA – Sonda ‘Juno’ hyn në orbitën e Jupiterit. Më afër se kurrë më parë…

NASA – Sonda ‘Juno’ hyn në orbitën e Jupiterit. Më afër se kurrë më parë…
July 05
11:13 2016

Sonda ‘Juno’ e NASA-s ka hyrë në orbitën e Jupiterit.

Deri më sot, asnjë mjet nuk i është afruar kaq shumë planetit më të madh të Sistemit tonë Diellor.
9 instrumentet e bordit do të përpiqen t’i japin përgjigje pyetjeve të shumta rreth planetit gjigand, si përshembull ato rreth ndërtimit të bërthamës dhe kushteve ekstreme në të cilat qëndron, aty ku rrezatimet janë më intensive se kudo në sistemin tonë planetar.

“Ishte gjëja më e vështirë që NASA ka bërë ndonjëherë!” – u shpreh Scott Bolton, përgjegjësi shkencor i misionit ‘Juno’, në momentin që motori i sondës u fik dhe mjeti arriti pozicionin korrekt në orbitën e Jupiterit, për të nisur kështu orbitën e parë nga 37 të parashikuarat.

Një udhëtim që ka zgjatur plot 5 vite ky, ku mjeti ka përshkuar thuajse 3 miliardë kilometra.

Komento
Etiketimet
Shperndaje