Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Na falenderoni në fund: Ja si t’i lexoni mesazhet e Whatsapp-it pa e lejuar dërguesin ta kuptojë se i keni lexuar

Na falenderoni në fund: Ja si t’i lexoni mesazhet e Whatsapp-it pa e lejuar dërguesin ta kuptojë se i keni lexuar
March 06
16:45 2018

1.5 miliardë njerëz e përdorin Whatsapp-in aktualisht kur ne po shkruajmë këtë artikull, që do të thotë: zyrtarisht ky aplikacion ka fituar zemrat e shumicës së njerzve në botë!

Siç dhe mund ta dini, Whatsapp ka një opsion që lejon dërguesin e mesazhit ta kuptojë se kur marrësi e ka lexuar. Jo vetëm që dy “tika” gri shkojnë menjëherë por edhe dy mundësi të tjera:

  1. Last seen (dërguesi e shikon kur ju keni hyrë për herë të fundit në aplikacion)
  2. “Tikat” blu (e kupton ekzaktësisht se kur ju e keni hapur bisedën me ta)

Megjithatë, nëse ju doni ta shikoni se çfarë ju kanë shkruar por nuk doni që personi që ju ka dërguar mesazhin ta kuptojë që ju e keni parë, ka një truk të vogël të cilin mund të përdorni.

Ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Ç’aktivizoni (mbyllni) internetin (ju përdorues të iPhone mund thjesht të bëni aktiv opsionin ‘airplane mode’).
  2. Hapeni Whatsapp-in dhe lexojeni mesazhin teksa vazhdoni ta keni të mbyllur internetin.
  3. Mbyllni aplikacionin e Whatsapp-it.
  4. Hapeni sërish internetin dhe vazhdoni navigimin tuaj normal pasi dërguesi i mesazhit nuk do ta kuptojë që ju e keni lexuar sepse tikat do të vazhdojnë të jenë gri dhe gjithashtu “last seen”-i juaj do të jetë i pandryshuar.

Po, mund të na falenderoni tani! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje