Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u besoni kodeve! Algoritmi përzgjedhës i Facebook-ut mund të jetë “paragjykues”

Mos u besoni kodeve!  Algoritmi përzgjedhës i Facebook-ut mund të jetë “paragjykues”
May 16
13:04 2016

Algoritmi apo njeriu? Çfarë ndodh kur rregullat nuk zbatohen si duhet? Çfarë ndodh nëse vendimet editoriale nuk merren nga njerëzit, por nga kompjuterët? Ose mund të jenë marrë nga njerëzit, edhe pse në fakt nuk shfaqet kështu.  Këto pyetje kanë qenë qendra e një “stuhie”në Facebook javën e kaluar.

Një person anonim, pjesë e një faqeje teknologjike që ka bërë një studim mbi “Trending topics” të Facebook -ut, është shprehur se ky seksion lajmesh operon si një redaksi tradicionale, duke reflektuar paragjykimet e punonjësve të tij, pasi përfshin në kategorinë e temave më të diskutuara, edhe histori të cilat algoritmi përzgjedhës që skanon me miliarda llogari në Facebook  nuk i ka përzgjedhur. Facebook-u nuk ka ngurruar të përgjigjet duke mohuar çdo sugjerim dhe paragjykim  politik të aluduar. Tom Stocky, përgjegjësi ekzekutiv, u përgjigj për “Trending topics”, po ashtu edhe vetë Mark Zuckerberg.

“Për t’i shërbyer komunitetit tonë, jemi përkushtuar ndaj një platforme e cila të informon rreth gjithçkaje që komentohet në internet. “Trending topics” është projektuar  për të etiketuar bisedat dhe të rejat më popullore në Facebook. Ne kemi udhëzime rigoroze që nuk lejojnë prioritetin ndaj një teme mbi baza dhe këndvështrime politike.  Këtë javë ka dalë një raport se punonjësit e  Facebook-ut që merren me “Trending topics” tregohen të njëanshëm. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë raport, edhe pse nuk kemi gjetur prova se ai është i vërtetë. Nëse gjejmë diçka kundër principeve tona, keni fjalën time se do të ndërmarr masa”,- ka shkruar Zuckeberg në Facebook.

Në fakt, çfarë i shqetësoi njerëzit ishte fakti se nuk po përzgjidhte më algoritmi, por vetë njerëzit.

Ne do të vazhdojmë të mbështetemi në algoritme pasi ata po bëhen më të “zgjuar” me kalimin e kohës. Inteligjenca artificiale është duke u bërë një industri e rëndësishme në jetën e konsumatorit dhe premton përparime të mëdha. Por asnjëherë nuk duhet të harroni se kush janë programuesit dhe arkitektët e gjithë kësaj. pavarësisht sa i besoni teknologjisë.

 

Shperndaje