Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Microsoft” shkurton me mijëra vende pune

“Microsoft” shkurton me mijëra vende pune
July 30
14:49 2016

Kompania “Microsoft” ka paralajmëruar se do të shkurtojë rreth 1850 vende pune në 12 muajt e ardhshëm ose rreth 4% të fuqisë punëtore të saj.

Në muajin maj kompania pohoi se do të shkurtonte fuqinë punëtore, rreth 1850 vende pune në biznesin e smartphone-ve, shumica e tyre në Finlandë. “Microsoft” bleu aksionet e “Nokia”-s në vitin 2014  në një përpjekje për të luftuar me dy nga kryesorët e tregut, “Apple” dhe “Samsung”. Megjithatë, kjo u quajt një përpjekje e dështuar. Deri më 30 qershor “Microsoft” kishte rreth 114 mijë të punësuar me kohë të plotë./Blitz.al/

Shperndaje