Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Microsoft nuk do ta ofrojë më aplikacionin Skype për telefonat Windows

Microsoft nuk do ta ofrojë më aplikacionin Skype për telefonat Windows
October 25
13:23 2016

Microsoft nuk do të ofrojë më aplikacionin Skype në 85% të aparateve Windows.

Nëse ju jeni keni një aparat Windows dhe jeni një përdorues i rregullt i Skype atëherë duhet të dini se Microsoft nuk do të mundësojë më këtë aplikacion për aparatin tuaj që prej këtij muaji.  Përdoruesit që kanë të aktivizuar Windows Phone 8.1 nuk do të munden më ta shkarkojnë Skype-in pasi ai nuk shfaqet më  në Windows Store.  Aplikacioni do të jetë i mundur vetëm për telefonat që kanë sistemin operativ Windows 10.

Skype nuk do të jetë më në pjesën më të madhe të pajisjeve Windows Phone, teksa përdoruesit nuk kanë më mundësi të shkarkojnë aplikacionin e telefonatave video./Blitz.al/

Komento
Shperndaje