Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Microsoft lançon “software”-n vokal me saktësinë e njeriut

Microsoft lançon “software”-n vokal me saktësinë e njeriut
October 19
17:52 2016

Kompania Microsoft ka arritur të krijojë një “software”, i cili është në gjendje të njohë fjalët në një bashkëbisedim me një saktësi shumë të ngjashme me atë të një qenieje njerëzore.

Ky rezultat është një hap shumë i madh në zhvillimin e teknologjive artificiale, të afta për të kuptuar gjithnjë e më mirë njerëzit.

Studimin e sapopublikuar, studiuesit e cilësojnë si arritje historike, pasi është hera e parë që një sistem informatik barazon njeriun në njohjen vokale.

Pritet që kompania ta integrojë këtë teknologji fillimisht në asistentin e tij vokal Cortana, por jo vetëm aty.

Rezultati u arrit nëpërmjet testit të njohjes “Switchboard” dhe shkalla e gabimit ishte 5.9 fjalë nga 100, ajo që kanë njerëzit normalisht. /Blitz.al/

Shperndaje