Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Microsoft “braktis” Google dhe Mozilla FireFox

Microsoft “braktis” Google dhe Mozilla FireFox
April 29
13:43 2016

Cortana është një “asistent personal” i krijuar nga kompania Microsoft, për të lehtësuar punën e përdoruesve të tyre në mbarë botën.

Ky program mundëson kërkimin e të gjitha dosjeve në kompjuter, tablet apo smartphone, planifikimin e agjendës dhe “lundrimin” në motorin e kërkimit që ju dëshironi.

Por, Microsoft ka vendosur të limitojë numrin e motorëve të kërkimit në 2: Bing dhe Edge. Tani e tutje, ju nuk mund të kërkoni më nga Opera, Google, Mozilla FireFox apo ndonjë motor tjetër, përvec dy motorëve të krijuar nga vetë kompania, që janë Edge dhe Bing.

Arsyeja e këtij “vendimi” nga gjigandi Microsoft gjendet në faktin se motorët e tjerë të kërkimit çonin në faqe të pa përshtatshme për Cortana-n dhe si pasojë, dëmtohej i tërë sistemi.

 

Etiketimet
Shperndaje