Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mezi po e prisnim! Së shpejti do të mund ta karikoni celularin tuaj për 5 minuta

Mezi po e prisnim! Së shpejti do të mund ta karikoni celularin tuaj për 5 minuta
May 15
15:08 2017

Këtë vit, risia e teknologjisë do të jetë lançimi i telefonave, bateritë e të cilëve do të mund të ngarkohen brenda 5 minutash. Mos thoni që ky lajm nuk është më i miri që keni marrë kohët e fundit pasi të gjithë e vuajmë harxhimin e baterisë së telefonit në një kohë të shkurtër, aq sa na duhet që gjatë gjithë kohës të kërkojmë për një prizë për të karikuar aparatin.

Pretendimi është bërë nga CEO i një kompanie të quajtur “StoreDot”, Doron Myersdorf, i cili kohët e fundit i tha BBC-së se teknologjia e tij speciale FlashBattery do të hyjë në prodhim vitin e ardhshëm.

Ndoshta ka nga ata që janë skeptikë lidhur me këtë risi duke marrë shkas edhe nga incidentet e fundit me Samsung Galaxy, ku bateria e telefonit merr flakë. Megjithatë kompania pohon se nuk do të ketë probleme të tilla.

“Ne do të ngarkojmë një telefon në vetëm pesë minuta”,- tha Myersdorf. Ai u shpreh  se teknologjia është duke u prodhuar aktualisht në Azi, por për qëllime testimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje