Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyrat se si Facebook-u po shkatërron internetin

Mënyrat se si Facebook-u po shkatërron internetin
June 30
21:41 2016

Facebook-u është një ndër rrjetet sociale më të populluara në të gjithë botën.  Shumë njerëz kanë një llogari në Facebook, nëpërmjet së cilës marrin informacionin që kërkojnë. Por Facebook-u është duke rrënuar internetin. Në qoftë se dikur njerëzit i drejtoheshin internetit për të marrë informacion sot kanë hequr dorë prej tij sepse i drejtohen Facebook-ut.  Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si Facebook-u po shkatërron internetin.

  1. Interneti fillimisht i quante faqet “Kopshte me mure”, sepse çdo faqe kishte një përmbajtje të caktuar dhe për një informacion duhej të ktheheshe te faqja e parë pas çdo kërkimi. Por Facebook-u dhe rrjetet sociale kanë përparuar dhe njerëzit mund t’i shfletojnë faqet lehtësisht dhe nuk do t’u duhet të kthehen përsëri nga  e para.
  2. Dikur shkruhej në blog dhe mund të shkruaje vetëm 800 fjalë, kurse në Facebook mund të shkruash gjatë dhe titulli e paragrafi i parë të rrëmbejnë audiencën.
  3. Privatësia. Në internet nuk kishte siguri dhe privatësi, por Facebook-u është duke u siguruar njerëzve privatësinë për çdo lloj informacioni që ata postojnë.
  4. Facebook-u është si “një dhomë” shumë e domosdoshme. Aty mund të kesh çdo informacion dhe mund të flasësh për çdo gjë që mendon.
  5. Në internet mund të shikoje foto nga më të ndryshmet, kurse Facebook-u nuk lejon fotot me përmbajtje të papranueshme.
  6. Doni të dini se çfarë bën ish-i juaj ose disa persona që u dini vetëm emrin? Facebook-u ju ndihmon për t’i gjetur ata.
  7. Njerëzit largohen dhe për shkaqe të ndryshme mund të kenë humbur kontaktet, por nëpërmjet Facebook-ut dhe rrjeteve sociale mund të lidheni me këdo.
  8. Por  nuk mund të dalloni atje çdo shok të vërtetë? Duke qëndruar në Facebook ju bëheni më tepër social, por nuk mund t’i njihni njerëzit në mënyrën virtuale se si janë ata në të vërtetë dhe në qoftë se janë miqtë tuaj të vërtetë.
  9. Njerëzit inteligjentë nuk shpenzojnë shumë kohë në Facebook sepse nuk duan të mbushin kokën me komente dhe informacione pa vlerë.
Komento
Etiketimet
Shperndaje