Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund një datë! Zbuloni kur do të lançohet Samsung Galaxy S8

January 05
16:16 2017

s8

Samsung Galaxy do të jetë një nga telefonat më të mirë të 2017-s.  Tashmë për të gjithë ata që me padurim po e presin ka edhe një datë konkrete se kur do të lançohet ky aparat. Kompania do të mund ta prezantojë celularin e ri në muajin shkurt në kongresin botëror të aparateve celulare dhe më vonë në një event të veçantë në New York në mars. Ai do të dalë përfundimisht në shitje në datën 18 prill. Kjo do të jetë një vonesë e konsiderueshme krahasuar me paraardhësin Samsung Galaxy S7, i cili u lançua më 11 mars 2016. Në fillim të marsit do të bëhet prodhimi në masë i Samsung Galaxy S8 dhe ka qenë pikërisht ky shkaku pse është vendosur si datë lançimi 18 prilli.

Kompania shpreson se ky telefon i ri të mund të rikthejë besimin e klientëve pas dështimit të aparatit Note 7 dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme nga mbinxehja e baterisë. Prurja e Samsung do të ketë të gjitha ndryshimet që do të ketë edhe rivali IPhone 8./Blitz.al/

Komento
Shperndaje