Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund dikush mendoi për ne! Youtube lançon risinë që do na bëjë të rrimë 24 orë duke dëgjuar muzikë!

Më në fund dikush mendoi për ne! Youtube lançon risinë që do na bëjë të rrimë 24 orë duke dëgjuar muzikë!
February 03
00:15 2018

Youtube është një nga aplikacionet më të shkarkuar dhe të përdorshëm në botë, aktiv në më shumë se 130 shtete dhe me miliarda përdorues.  Por herë pas here Google përpiqet të bëjë përditësime të teknologjisë, duke na e bërë çdo gjë më të lehtë. Aplikacioni i ri do të bëjë të mundur shkarkimin e videove të Youtube dhe shikimin e  tyre në një moment kur ju nuk keni lidhje interneti, pra jeni offline.

Kjo bëhet me anë të aplikacionit “Youtube Go”. Aktualisht aplikacioni është aktiv në aparatet me sistem operativ Android. YouTube Go është një aplikacion i ri për të shkarkuar, shikuar dhe shpërndarë videot, ndërsa kontrollon se sa MB internet ke aktive. Është shoqëruesi juaj i përditshëm, edhe kur keni MB të kufizuara ose një lidhje të ngadaltë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje