Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këtë ndryshim tek “emoji”-t, Apple sapo ka zhgënjyer të gjithë përdoruesit!

Me këtë ndryshim tek “emoji”-t, Apple sapo ka zhgënjyer të gjithë përdoruesit!
November 03
10:48 2016

Ata që janë të fiksuar pas produkteve të kompanisë Apple thonë me shumë krenari kur bëjnë debate me përdoruesit e kompanive të tjera se paketa e “emoji”-ve është shumë më interesante nga aparatet e tjera celulare.

Sigurisht, ky ka qenë edhe fakt, pasi prodhuesit e “emoji”-ve kanë shqyrtuar seriozisht çdo kërkesë të kompanisë Apple lidhur me “emoji” të reja që ata kanë dashur të shtojnë.

Por duket se me përditësimin e ri që do t’i ndodhw paketës që operon kompania Apple, iOS, do të ndodhw edhe  një ndryshim me “emoji”-t. Krijuesit kanë menduar që të sjellin një pamje më origjinale të të gjitha “emoji”-ve që ne rëndom përdorim.

Megjithatë, fansat janë shprehur se kjo nuk është diçka e mirë, sidomos për sa i përket “emoji”-t të pjeshkës, e cila tani do të jetë më pak “seksi” se më parë.

I gjithë ky debat duket shumë qesharak, por të mendosh që “emoji”-t zënë një pjesë shumë të rëndësishme tani në komunikimin e të gjithëve, pakënaqësitë e publikut duhen marrë seriozisht…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje