Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mblidhuni! “Spinner” që çmendi gjithë shqiptarët, tashmë një lojë virtuale

June 21
12:53 2017

“Spinner” është pa diskutim lodra që është blerë më së shumti kohët e fundit kudo në botë. Shumë nga shqiptarët janë fiksuar pas këtij sendi, të cilin e kanë quajtur një mënyrë për të larguar stresin. Google sapo ka lançuar mundësinë e luajtjes me “Spinner” edhe virtualisht, pra tashmë është edhe një lojë në internet me këtë emër. Mjafton të hyni në rrjetin e kërkimit, të shkruani “Spinner” dhe do të shihni menjëherë sendin me 3 rrathë jeshilë përqark një të verdhi.

Duke shtypur butonin “spin” që duket poshtë figurës ju do të rrisni shpejtësinë  e rrotullimit të “Spinner”. Gjithashtu ju mund ta kontrolloni edhe me “mouse”-in e kompjuterit. Edhe pse është quajtur loja e antistresit, ekspertët e kanë mohuar një gjë të tillë./Blitz.al/

Share