Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckerberg premton 3 miliardë dollarë për kërkime mjekësore në luftën kundër sëmundjeve vdekjeprurëse

Mark Zuckerberg premton 3 miliardë dollarë për kërkime mjekësore në luftën kundër sëmundjeve vdekjeprurëse
September 22
12:28 2016

Drejtori Ekzekutiv dhe një ndër partnerët themelues të rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe bashkëshortja e tij, kanë  premtuar 3 miliardë dollarë për të financuar kërkimet mjekësore gjatë dekadës së ardhshme në fushën e shëndetësisë.

Në një konferencë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre final është kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit.

“A mund t’i ndihmojmë shkencëtarët për të kuruar, parandaluar, apo studiuar sëmundjet e ndryshme? Unë mendoj se mundemi. Për rreth një shekull mjekësia është konsideruar një shkencë moderne dhe kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Jetëgjatësia është rritur me ¼. Sot katër lloje sëmundjesh shkaktojnë shumicën e vdekjeve dhe me teknologjinë e duhur ne mund të bëjmë përparime”,- tha ai.

Fondet do të shpërndahen nga nisma “Chan Zuckerberg”, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2015.

Investimi i parë do të jetë 600 milionë dollarë për krijimin e një qendre bio-shkencore në San Francisko.

“Kjo është e ardhmja që ne duam për vajzën tonë. Nëse ka një shans që të ndihmojmë në kurimin e sëmundjeve atëherë ne do të japim kontributin tonë”,- ka përfunduar Zuckerberg.

Komento
Shperndaje