Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckerberg lançon “Aquila”-n, aeroplani që do t’i ofrojë gjithë botës qasje në internet

July 22
18:21 2016

aquila

Mark Zuckerberg, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka njoftuar përfundimin me sukses të fluturimit të parë të “Aquila”-s aeroplani  me fuqi diellore i dizenjuar prej tij dhe stafit për të përhapur valët e internetit në vende të largëta të tokës.

Ky projekt synon të sigurojë një lidhje “broadband” në zonat e largëta. Qëllimi kryesor  i tij është t’i ofrojë qasje  të përballueshme në internet gjithë globit. Facebook-u ka investuar me miliarda dollarë për të pasur sa më shumë përdorues online përmes organizatës jofitimprurëse internet.org dhe duke ndërtuar dronë të tillë. Në një raport të detajuar shkruhet se është thyer rekordi për fluturimin më të gjatë pa pilot i realizuar më 28 qershor. Fluturimi ka nisur nga Airizona dhe ka zgjatur për rreth 96 minuta pas shumë sfidash dyvjeçare inxhinierike. Droni “Aquila” u lëshua në qiell dhe më vonë kontrollohej me anë të një telekomande. Edhe pse ka hapjen e krahëve të një avioni inxhinierët kanë pohuar se ai ka harxhuar një fuqi prej 5 mijë vatësh, gati sa tri tharëse flokësh ose sa një mikrovalë.

Komento
Shperndaje