Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike 2020 në Tokio – inxhinierët japonezë përgatisin makinën fluturuese

May 26
20:00 2016

...

...
Picture 1 of 3

Një grup inxhinierësh të rinj japonezë po kërkon të krijojë një lloj makine fluturuese me synimin për ta lançuar në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.

Mjeti i quajtur “Skydrive” është i pajisur me tri rrota, një motor, katër mekanizma rrotullues për të bërë të mundur shkëputjen dhe uljen vertikalisht në rrugët publike, pa pasur nevojën e një piste.

Me përmasa  2,9 dhe 1,3 metra, “Skydrive” do të jetë makina fluturuese më e vogël në botë, e cila tenton të arrijë shpejtësinë e 100 kilometrave në orë.

“Vizioni ynë është që të nisim një erë të re në të cilën kushdo mund të fluturojë lirisht. Ne jemi duke krijuar makinën më të vogël fluturuese me sistem të shkëputjes vertikale, e cila mund të fluturojë kudo dhe kurdo”, – shprehet grupi prej 20 anëtarësh në faqen  zyrtare.

Në fakt, qëllimi fillestar i këtij mjeti është që mundësojë një formë të re të transportit personal për të shmangur shkatërrimet e tërmeteve në Japoni.

Vitet e fundit janë një sërë kompanish të cilat po garojnë të krijojnë makinën e parë fluturuese komerciale. Këtu përfshihet edhe “AeroMobil”, një kompani sllovake, e cila në vitin 2014 lançoi një makinë me flatra.

Komento
Etiketimet
Shperndaje