Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Loja që i bëri shqiptarët të renditen të parët për kontributin në shkencë

November 19
15:08 2016

Hera e parë në histori që një lojë në telefon mbledh të dhëna shkencore që u shërbejnë shkencëtarëve për studime në gjetjen e zgjidhjes për sëmundjen e rëndë të demencës mendore.

Bëhet fjalë për një lojë të quajtur  “Sea Hero Quest”. Në këta muaj është luajtur nga rreth 2.5 milionë persona në 193 vende të botës, duke kontribuar në studimin më masiv të demencës në historinë botërore.

Edhe shqiptarët, sapo loja u bë e njohur nga mediat apo bloggerë që udhëhoqën ndjekësit e tyre që ta shkarkonin dhe të luanin Sea Hero Quest, filluan ta sfidojnë njëri-tjetrin duke arritur rezultate të larta. Bloggeri Olti Curri pasqyroi në faqen e tij këtë garë në lojën që zbavit dhe ndihmon kërkimet shkencore.

Në postimin e tij të fundit mësuam se në Shqipëri loja u shkarkua dhe u luajt nga rreth 50.000 persona. Në raport me popullsinë, kjo shifër është më e larta nga të gjitha vendet që dhanë kontribut. Numri më i madh i lojtarëve në Shqipëri janë meshkuj, që arrijnë 61% të numrit total.

Rezultatet fillestare pritet të ndihmojnë për zhvillimin e testeve që do të diagnostikojnë demencën në fazë të hershme.

Tashmë loja “Sea Hero Quest” do të përshtatet për përdorim klinik./Blitz.al/

Komento
Shperndaje