Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Logoja e re e Instagram-it, ja çfarë mendon krijuesi i saj

May 12
13:42 2016

logo origjinale e instagram

logo origjinale e instagram
Picture 1 of 3

Shumë njerëz kanë ngelur të pakënaqur nga logoja e re e Instagram-it dhe duan që të kthehet sërish e mëparshmja ose origjinalja, sipas tyre.  Por duhet të dini diçka, logoja e mëparshme e kamerës me një ylber bashkangjitur nuk ishte origjinalja.

Para se Instagram-i të kishte një logo, ne ishim të familjarizuar me një dizajn i cili dukej si një aparat i vërtetë i  projektuar nga vetë  CEO Kevin Systrom. Në 2011-n, Systrom tha se  e ndryshoi logon pasi nuk kishte asnjë lidhje me Instagram-in, kështu ai i kërkoi ndihmë projektuesit  Cole për të hartuar  një logo të re.

Logoja fillimisht i është vënë kur aplikacioni ishte një prurje e re në App Store. Kur aplikacioni do të lançohej në tetor të vitit 2010, Apple dëshironte ta fuste Instagram-in në seksionin “featured” të App store, por kishte një problem pasi logoja ishte origjinalja dhe duhej të hiqej. Kështu që nisi bashkëpunimi me Rise, i cili iu referua një modeli të vjetër të dizenjuar nga Bell & Hoëell. Logoja e Instagram-it u krijua për 45 minuta. Në 2011-n, logoja u rinovua duke sjellë një version më të qartë të paraardhëses.

Rise është shprehur se e pëlqen logon e re të sjellë pak ditë më parë, edhe pse ka pasur panik në masë për ndryshimin e fundit, sidomos në përzgjedhjen e ngjyrave. “Ndryshimi mund të duket i vështirë, por njerëzit duhet të mësohen me të. Mendoj se njerëzit shumë shpejt do ta duan logon e re, sapo të mësohen dhe ta shohin  shpeshherë në ekranin e aparatit të tyre”, –është shprehur Rise.

Komento
Shperndaje