Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Live video 360 gradë 4K! Risia më e re e Facebook jo vetëm teknologji…

Live video 360 gradë 4K! Risia më e re e Facebook jo vetëm teknologji…
July 27
13:24 2017

Facebook ditën e djeshme ka lançuar të rejat më të fundit për platformën e videove live 360 gradë duke i bërë kështu më të aksesueshme për të dyja palët, krijuesit dhe shikuesit. Videot Live 360 gradë  mund të transmetohen në formatin 4K dhe së shpejti edhe  në realitetin virtual të Samsung Gear. Ndër to përfshihet edhe stabilizimi i videove të ngarkuara në të njëjtin format.

Një tjetër risi e kësaj teknologjie të fundit është opsioni për të mbledhur të ardhura nga shikuesit përmes një opsioni “Dhuroni”. Kushdo që është duke parë një video të këtij formati mund të dhurojë një farë vlere monetare e cila shkon për një kauzë të caktuar.

Ndryshimet më të reja të Facebook Live Videos janë një promovim i vetë platformës dhe  një konkurrent për televizionin tradicional. “Donate Button” dhe “Scheduled Live” janë dy tiparet më të reja të videove live në Facebook që mendohet se do të rrisin shikueshmërinë.  /Blitz.al/

Shperndaje