Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lindin këpucët “inteligjente” që do t’ju bllokojnë njoftimet në celular

June 06
21:00 2016

Epoka në të cilën po jetojmë, ku aparatet e teknologjisë së lartë, si për shembull smartphone, janë shndërruar në pjesë të trupit, i ka shtyrë gjithnjë e më shumë kompanitë e mëdha të krijojnë produkte të reja të llojit “wearable technology”, në mënyrë që ta thjeshtëzojnë komunikimin e ta bëjnë më të shpejtë.

Nga ana tjetër, ka edhe kompani të cilat kanë zgjedhur të ecin kundër rrymës, të cilat përpiqen të ndihmojnë njerëzit t’i shpëtojnë varësisë ndaj smartphone!

“Anatomic & Co” quhet firma e specializuar në këpucët e meshkujve, e cila ka krijuar një lloj të ri këpuce inteligjente, e cila shkëput lidhjen e internetit, duke mos lejuar kështu ardhjen e njoftimeve të reja, email-eve apo të mesazheve në chat, duke përjashtuar rastet e emergjencës.

Këpucët që në pamje të parë duken krejtësisht normale, në brendësi të tyre fshehin një transmetues bluetooth, i cili lidhet konkretisht me një aplikacion që të lejon të përzgjedhësh njoftimet që do apo nuk do të marrësh.

“Kjo këpucë është demonstrimi fizik i misionit tonë; ta bëjmë botën një vend më social”, – shprehet Moema Pimentek, dizajner e projektit.

Mendoni se do të ishte një mundësi e mirë për ju, në rastet kur dilni me shoqërinë apo me familjarët?

 

Etiketimet
Shperndaje