Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i mirë: Kompania “Apple” do të shpëtojë jetë njerëzish me versionin e ri të iOS 10

Lajm i mirë: Kompania “Apple” do të shpëtojë jetë njerëzish me versionin e ri të iOS 10
July 08
12:12 2016

Siç mund ta dini, iPhone ka një sërë opsionesh dhe aplikacionesh të cilat lehtësojnë jetën tonë të përditshme. Por përpos nevojës dhe argëtimit, stafi administrativ i kompanisë ka menduar ta çojnë në një tjetër nivel përdorimin e aparatit iPhone, duke ndihmuar miliona njerëz të cilët kanë nevoja shëndetësore.

Por si mund të bëhet kjo konkretisht? Në iOS 10 do të ketë një aplikacion të veçantë, një version më i përparuar i “Health” (Shëndeti). Në këtë aplikacion të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi  të japin informacione se çfarë kanë mundësi të dhurojnë për të ndihmuar ata që kanë nevoja shëndetësore. Një shembull: ju mund të vendosni në aplikacion se keni mundësi të dhuroni gjak apo organe dhe menjëherë do të njoftohet rrjeti i spitaleve. Në këtë mënyrë edhe ju dhuroni në mënyrë të sigurt dhe të regjistruar, por edhe spitalet nuk harxhojnë kohë për të kërkuar çfarë u nevojitet, kështu që pacienti do të ketë mundësi më të mëdha përmirësimi.

Në këtë projekt do të ndihmojë për organizimin edhe “Donate Life America”, një shoqatë e madhe bamirësie, e cila është e njohur për koordinimin e shpejtë në ngjarje urgjente për sa i përket shëndetësisë.

Komento
Shperndaje