Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është tipari i ri i Instagram-it që do t’ju pëlqejë të gjithëve

Ky është tipari i ri i Instagram-it që do t’ju pëlqejë të gjithëve
October 23
10:12 2016

Rrjetet sociale janë shumë të pranishme në jetën tonë të përditshme. Nëpërmjet tyre është shumë më e thjeshtë të komunikosh dhe të qëndrosh në kontakt me njerëzit e famshëm apo edhe të postosh fotografitë dhe gjithçka ti bën çdo ditë. Shtimi i opsionit të videove “live” në disa aplikacione apo rrjete sociale i ka bërë njerëzit të jenë akoma edhe më të përkushtuar me to.

Facebook dhe Twitter tashmë e kanë pjesë të tyre këtë tipar. Snapchat gjithashtu që prej fillimit, opsioni “i drejtpërdrejtë”, ka qenë gati identifikues për aplikacionin. Për të gjithë përdoruesit e Instagram-it tashmë më në fund do të mundësohen videot “live” si pjesë e përditësimit të ardhshëm të opsionit Story në këtë aplikacion. Siç është raportuar nga një përdorues në Rusi, shumë shpejt kompania do të mundësojë tiparin e ri. Në seksionin e Story në Instagram do të shfaqet një ikonë që tregon opsionin “shko live”. Një mundësi “Go Insta!” gjithashtu shfaqet në seksionin e kamerës, së bashku me një buton  “Lista” në këndin e sipërm të djathtë, sipas raportit.

Kompania nuk ka pranuar t’i komentojë këto ndryshime, por nëse është e vërtetë bëhuni gati për këtë risi të Instagram./Blitz.al/

a1

a2

Komento
Shperndaje