Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky do të quhet revolucion ushqimor! Printerat 3D të ushqimeve janë gati…

August 02
11:36 2016

...

Një skuadër inxhinierësh nga universiteti i Kolumbisë është duke krijuar një printer 3D ushqimor, që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si gatuajmë apo hamë në shtëpitë tona.

Kur ky projekt të përfundojë, studiuesit do të bëjnë një konferencë për ta shfaqur te një audiencë e gjerë gjetjen e tyre.

Këta printera, nëpërmjet asaj që ne udhëzojmë nga kompjuteri (duke zgjedhur ingredientët dhe recetën që preferojmë) arrijnë të bëjnë gati pjatën e ushqimit që kemi zgjedhur.

“Printerat e ushqimit nuk do të mund të zëvendësojnë shefat e kuzhinës apo pasionin që një pjesë e mirë e njerëzve kanë për gatimin, por do të mundet të lehtësojnë disi njerëzit që kanë rutinë të ngarkuar”, – ka thënë drejtuesi i projektit.

Sigurisht, ende nuk është arritur që të gjitha recetat të bëhen pjesë e këtij projekti, por nëse arrihet përfundimi i tij me sukses ky do të jetë një revolucion në fushën e gatimit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje