Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky byzylyk do t’ju tregojë nëse duhet të qëndroni në një marrëdhënie apo jo

Ky byzylyk do t’ju tregojë nëse duhet të qëndroni në një marrëdhënie apo jo
June 15
19:33 2016

Ndonjëherë është e vështirë për të dalluar nëse jemi duke dalë me personin e duhur apo jo. Më së shumti kjo ndodh kur kemi filluar të ndiejmë jo pak për personin që po flasim, ndaj edhe ndjenjat ngatërrohen me mendimet duke na dhuruar një mesazh aspak të qartë.

Për të na ardhur në ndihmë në këtë rast, kompania “WellBe” është në fazat e para të krijimit të një byzylyku, i cili me anë të matjes së pulsit të zemrës do arrijë të konvertojë mesazhin nëse personi që keni pranë ju streson apo ju relakson.

Nëpërmjet një sinjali me ngjyrë jeshile do të kuptoni se kur duhet të “vraponi” nga ajo marrëdhënie, sepse personi më shumë ju streson sesa ju ndihmon të keni energji pozitive.

Komento
Shperndaje