Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky aplikacion i ri do të bëhet i preferuari juaj…

Ky aplikacion i ri do të bëhet i preferuari juaj…
June 25
13:06 2016

Një aplikacion i ri për shkëmbimin e mesazheve i ndihmon përdoruesit të mos shkruajnë mesazhe të gjata, por thjesht të reagojnë me anën e disa figurave. “Ghostbot” është projektuar për të ndihmuar përdoruesit për të shprehur në një mënyrë tjetër tekstet me tema të padëshiruara, agresive e madje edhe seksuale.

Me anë të këtij aplikacioni, përdoruesit mund të përzgjedhin personin që duan ta shmangin dhe “roboti” menjëherë aktivizohet për refuzimin e tyre. Ai mund ta bëjë këtë sepse ka një listë të përgjigjeve fikse për situata të ndryshme. Aplikacioni nuk përgjigjet menjëherë dhe pret për një farë kohe përpara se të dërgojë përgjigjen, duke bërë sa më reale situatën e për t’u dukur sikur në anën tjetër është duke shkruar një person dhe jo vetë aplikacioni që jep përgjigje automatike.

“Ghostbot” është një gjetje e re në teknologji, pasi ky aplikacion ka edhe një “dhuratë” tjetër për përdoruesit. Ai i aktivizon një numër të përkohshëm të dytë të telefonit (që ju e zgjidhni vetë) për t’u përdorur kur njerëzit duan të mbrojnë privatësinë e tyre e të mos bezdisen nga persona që nuk kanë dëshirë t’i kthejnë përgjigje.

Ju mund ta shkarkoni që tani këtë aplikacion, i cili pritet të jetë një nga më të përhapurit në ditët në vijim.

Komento
Shperndaje