Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes, WhatsApp ndan të dhënat tuaja me Facebook-un

Kujdes, WhatsApp ndan të dhënat tuaja me Facebook-un
October 29
17:36 2016

WhatsApp është paralajmëruar nga përgjegjësit e sigurisë për ndarjen e të dhënave të përdoruesit me Facebook-un. Ndryshimet e fundit në WhatsApp lejojnë që aplikacioni të ndajë numrin tuaj të telefonit me Facebook. Por autoritetet për mbrojtjen e të dhënave të BE-së i kanë dërguar letër kompanisë duke i kërkuar të ndalojë shpërndarjen e këtyre të dhënave të përdoruesit me Facebook-un deri në momentin që të sigurohet një mbrojtje e përshtatshme ligjore.
“Politika e re e privatësisë e WhatsApp përfshin shkëmbimin e informacionit me Facebook për qëllime që nuk janë përfshirë në kushtet e shërbimit, duke ngritur pyetje në lidhje me sa e pëlqyeshme do të jetë kjo për përdoruesin”,- raporton Reuters.
Kini kujdes se çfarë pranoni jo vetëm në instalimin e një aplikacioni, por edhe përditësimin e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje