Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes kur bëni “screenshot” në Instagram sepse tashmë përdoruesit do të njoftohen!

Kujdes kur bëni “screenshot” në Instagram sepse tashmë përdoruesit do të njoftohen!
February 11
13:03 2018

S’kishte gjë më të sikletshme në Snapchat se sa fakti se nëse bëje “screenshot” diçka, menjëherë i shkonte njoftimi përdoruesit të cilit ju i morët foton.

Megjithatë, nëse menduat se në Instagram mund të bëni ç’të doni, e keni gabim. Shumë shpejt, me ‘update’-in e ri nuk do të mund të bëni screenshot lirshëm pasi njoftoheni menjëherë për këtë veprim.

Stafi i Instagram ka menduar se kjo është një lëvizje e duhur pasi duhet të ruhet privatësia e çdokujt maksimalisht duke qenë se rrjetet sociale po e prishin disi privaten e çdokujt.

Herën e parë kur të bëni një screenshot pasi opsioni të jetë aktiv, do të paralajmëroheni nga Instagram kështuqë dhe për pak kohë mund ta bëni pa e marrë vesh njeri…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje