Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes, hakerat marrin kontrollin e llogarisë në Instagram dhe e mbushin me postime mbi moshën 18 vjeç!

August 11
13:28 2016

Kini kujdes, hakerat e Instagram-it marrin kontrollin e profilit tuaj dhe e mbushin me përmbajtje për moshën mbi 18 vjeç.

Kompania e sigurisë së aplikacioneve “Norton” ka publikuar një material ku informon përdoruesit të kenë kujdes pasi këta hakera etiketojnë llogaritë dhe u ndërrojnë kodet.

Edhe pse ende nuk dihet se si këta hakera i vjedhin llogaritë me shumë mundësi bëhet fjalë për fjalëkalime të dobëta në përmbajtje ose përdorimin e kodeve të vjetër.  Zakonisht përdoruesit nuk janë në dijeni se llogaria e tyre është vjedhur, derisa marrin një njoftim se kodi i tyre për të hyrë në rrjetin social nuk është i përputhshëm. Pasi hakerat hyjnë në faqen tuaj, ata ndryshojnë komplet përmbajtjen e saj dhe në informacione vendosin një link që i drejton ndjekësit tuaj në një faqe, e cila i pyet nëse duan të shohin foto nudo. Norton i këshillon të gjithë përdoruesit e Instagram-it të vendosin fjalëkalime të sigurta dhe të forta, si dhe të plotësojnë hapat e konfigurimit të llogarisë një tipar që Instagram-i e ka vendosur kohët e fundit./Blitz.al/

Shperndaje