Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kriza e shitjeve të iPhone ndryshon “Apple Store”

Kriza e shitjeve të iPhone ndryshon “Apple Store”
May 21
11:18 2016

Lamtumirë ‘Apple Genius Bar’.

Problemet e hasura vitin e fundit i kanë detyruar drejtuesit e Apple të ndryshojnë strategji. Tashmë dyqanet do të quhen “Genius Grove” dhe do të kenë më shumë hapësirë për t’u ulur, një park me pemë në pjesën e jashtme, për një qëllim të vetëm: të shtyjnë klientët të qëndrojnë më shumë pranë produkteve dhe të përjetojnë një eksperiencë të bukur.
Dyqani i parë i tillë do të hapet në San Francisco ditën e sotme dhe pritet të ketë hapsira jo vetëm për asistencën e produkteve por edhe për të provuar objektet e reja.

“New York Times” tregon se si ky ndryshim ndodh për shkak të krizës që ka kapur Apple: për herë të parë që nga lançimi i iPhone në vitin 2007, shitjet kanë rënë dhe grupi po kërkon të gjejë klientë të rinj e për t’i dhënë ‘të vjetërve’ shërbime perfekte. Me strategjinë e re, “Apple Store” shndërrohen në mjetin kryesor të arritur objektivin.

“Nuk duam që të duket si një dyqan i thjeshtë. Duam që të jetë si një shesh qëndrimi, i hapur ku të gjithë janë të ftuar.” – shprehet Angela Ahrendts, zëvendës presidente e sektorit të shitjeve.

Shperndaje