Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioni i Sigurisë së Produktit kërkon tërheqjen nga tregu të Samsung Galaxy Note 7

Komisioni i  Sigurisë së Produktit kërkon tërheqjen nga tregu të Samsung Galaxy Note 7
September 16
16:06 2016

Komisioni i  Sigurisë së Produktit Samsung Galaxy Note 7 ka njoftuar se aparati ka një sërë problemesh, sidomos pas rasteve të shpërthimit dhe ka kërkuar tërheqjen e tij nga tregu.

Elliot Kaye, kryetar i komisionit, ka kritikuar kompaninë për moskoordinim me agjencinë dhe ka shtuar se në mënyrë që produkti të ketë sukses duhet bërë më shumë se një kontroll paraprak përpara lançimit.

Samsung ka pohuar se problematikat përfshijnë rreth 2.5 milionë aparate në të gjithë botën dhe ajo tashmë po u ofron rimbursim të plotë konsumatorëve. Kaye ka bërë thirrje që të gjithë të kenë kujdes nga këto aparate që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Samsung ka marrë mbi 92 raportime për mbinxehje të aparatit celular, nga të cilat 26 kanë pohuar djegie të plotë, ndërsa 55 dëmtime. Kompania deklaroi se do të ndalohet shitja e aparatit në 10 tregje.

Administrata e Aviacionit Federal në SHBA u ka kërkuar pasagjerëve ajrorë të fikin dhe të mos përdorin telefonat Galaxy Note 7 në bord. Disa analistë thonë se tërheqja mund t’i kushtojë Samsung-ut gati 5 miliardë dollarë të humbura këtë vit./Blitz.al/

Shperndaje