Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodi gjenetik sapo u bë dixhital!

Kodi gjenetik sapo u bë dixhital!
April 14
12:01 2016

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjuhë programimi që hakon qelizat e gjalla. Kodi gjenetik sapo u bë dixhital.

Falë gjuhëve të ndryshme të programimit ne mund të bëjmë gjëra të mëdha sot me teknologjinë,  gjëra që në të kaluarën konsideroheshin të pamundura. Imagjino dikë në vitet 1800 tek mbante një IPhone.

Ndërkohë që aplikacionet më transformuese kanë evoluar, mund të themi se është bërë një hap i rëndësishëm në krijimin e një gjuhe programimi që lejon krijimin e një qarku të koduar ADN-je dhe kontrollin e qelizave. Kjo gjuhë programimi mund të hartojë një dizajn kompleks  të një qarku të koduar të ADN-së që i japin funksione të reja qelizave të gjalla. Kjo do të thotë se nëpërmjet fuqisë së programimit, studiuesit mund të krijojnë sekuenca AND-je për përdorim të menjëhershëm brenda gjallesave të tilla si bakteret dhe  viruset.

“Kjo është fjalë për fjalë një gjuhë programimi për bakteret”, tha një nga studiuesit, Christopher Voigt. “Ju përdorni një gjuhë me bazë teksti njësoj sikur po programoni një kompjuter. Pastaj ju e merrni këtë tekst dhe e përpunoni duke e kthyer në një sekuencë të ADN-së, duke e vënë brenda qelizës dhe qarku do të punojë brenda saj.”

Edhe pse implementimi dhe dizenjimi i gjeneve të njeriut ka qenë në studim për rreth 15 vite, për të arritur në këtë pikë është dashur një proces i gjatë  dhe një dije e thellë pasi studiuesit duhet të kishin një bazë informacioni të gjerë të gjenetikës inxhinierike. Skuadra e ka bazuar gjuhën e re mbi bazën e një gjuhe programimi që aktualisht përdoret në  chipin e kompjuterave, Verilog.

Deri më tani, gjuha është projektuar posaçërisht për E. coli, por ekipi është duke punuar në drejtim të shumë llojeve  të baktereve.  Por gjuha është ende në fillimet e saj dhe ka një rrugë të gjatë para se të fillojmë pyetjet nëse ka apo nuk ka aftësinë për ta kthyer botën tonë në një roman apokaliptik. Kjo do mund të ndihmojë në përballjen me shumë problemeve të shkencës si rastet e baktereve që jetojnë në rrënjët e bimëve dhe prodhojnë insekticide nëse ndjejnë se bima është në sulm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje