Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo gjetje gjeniale kthen smartphone-in tuaj në një “Game Boy”

June 18
13:03 2016

...

...
Picture 1 of 2

Besoj të gjithë kemi qenë fansa të “Game Boy” në fëmijërinë tonë. Me anë të disa kasetave mund të luanim me orë e orë të tëra pa u lodhur. Mirëpo, me avancimin e teknologjisë duket se aparati “Game Boy” u harrua dhe u zëvendësua shpejt me lojërat online. Mendoni se ka ardhur koha për një rikthim të fuqishëm?

Epo, e shkuara do të jetë më e tashme se kurrë, sepse së shpejti del në treg një aparat i cili ka pamjen e “Game Boy”, por do të funksionojë si kapak ku ju mund të fusni smartphone-in tuaj. Në momentin që celulari lidhet me këtë aparat, ai është kthyer në një “Game Boy” dhe ju do të mund të luani sërish. Gjithashtu në pjesën e prapme ka të instaluar vendin e posaçëm për kaseta, njësoj siç bënit në fëmijëri.

Akoma nuk dihet se sa do të jetë çmimi për këtë gjetje te re, por thuhet se ky produkt pritet të dalë në treg në fillim të dhjetorit të këtij viti. Në reklamën paraprake është parë që celulari i përdorur është një Android, ndaj  nuk dihet nëse do të funksionojë edhe për celularët Apple, por ajo që dihet me siguri është se kasetat me “SuperMario” dhe “Pokemon” do të jenë sërish “trendy”!

Komento
Shperndaje