Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është risia e Samsung-ut që do ta rikthejë kompaninë fuqishëm në treg

Kjo është risia e Samsung-ut që do ta rikthejë kompaninë fuqishëm në treg
November 10
12:28 2016

Samsung-u e ka gjetur se me çfarë do t’i shuajë zërat e fundit, sidomos pas lajmeve të shpërthimit të aparateve celulare, me një ide të re speciale. Përpjekja e re për të ndryshuar situatën e kompanisë lidhet me krijimin e një pajisjeje të re të ngjashme me telefonat me ekran të lakueshëm e që mendohet të jetë një risi e teknologjisë së kohëve moderne.

Këtë të mërkurë është bërë një kërkesë për patentë të këtij produkti nga gjiganti i teknologjisë, e menduar që në fillim të këtij viti. Kjo pajisje është menduar të quhet Galaxy X ose projekti Valley. Duhet theksuar se ky aparat është ndryshe nga dizajni tradicional i atyre celularë. Samsung-u mendohet se do ta lançojë produktin në vitin 2017  bashkë me Galaxy S8, edhe pse do të konsiderohet një konkurrencë e brendshme mes dy aparateve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje