Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është mënyra se si t’i shikoni sërish videot dhe fotot që ju dërgojnë në Snapchat

Kjo është mënyra se si t’i shikoni sërish videot dhe fotot që ju dërgojnë në Snapchat
June 21
16:45 2016

Ndodh sidomos me personat që sapo kanë hapur një llogari në Snapchat që jo vetëm të ngatërrohen me gjëra të tipit: vendosja e një fotoje në “story” ndërkohë që duhet ta dërgojnë te një mik, por më së shumti problem është hapja e fotove apo videove që miqtë u dërgojnë dhe pa dashje e shtypin ekranin me gisht dhe rezulton që nuk kanë parë asgjë. Por fatmirësisht, edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë, Snapchat-i ju lejon t’i riktheni mesazhet “e humbura”. Sigurisht që për këtë opsion ka dy kushte që janë në përputhshmëri me rregullat e Snapchat-it për fshirjen e menjëhershme të të gjitha materialeve që ju vijnë pasi ju i keni parë një herë.

Së pari, ju mund të riktheni vetëm një video apo foto në ditë. (Vetëm një!)

Së dyti, ju mund ta riktheni mesazhin që keni zgjedhur të shikoni sërish vetëm një herë.

Së treti, një lajmërim shkon në llogarinë e personit të cilit ju ia rikthyet edhe njëherë videon apo foton që ai/ajo ju dërgoi paraprakisht.

Por duke ditur të tria këto rregulla, pyetja është: Si mund ta rikthejmë një mesazh, qoftë edhe një herë? (Sepse ndoshta ju shpëtoi pa e parë ose ishte aq shumë për të qeshur sa doni ta shijoni edhe një herë.)

Siç hapni normalisht një mesazh apo një video të dërguar nga një mik i juaji, ashtu do të veproni edhe për ta parë edhe një herë. Pasi keni hapur një video që ju ka ardhur, aty ku jeni te vendi i chat-eve, mbani shtypur për disa sekonda emrin e personit që doni t’jua shikoni edhe njëherë videon që ju dërgoi. Menjëherë do t’ju shfaqet një njoftim i cili thotë: “Doni ta shikoni sërish videon?” Pasi të keni klikuar opsionin “po”, videoja do të shfaqet sërish.

Është kaq e thjeshtë! Vetëm kujtoni se ju mund të hapni edhe një herë videot dhe fotot që vijnë në moment sepse përndryshe Snapchat i fshin nga serveri dhe ju nuk mundni t’i hapni sërish.

Shperndaje