Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është mënyra e duhur për të karikuar celularin

Kjo është mënyra e duhur për të karikuar celularin
July 21
12:31 2016

Shpesh ankohemi se bateritë e aparateve celularë nuk zgjasin më shumë se  një ditë dhe na duhet që gjatë gjithë kohës të mbajmë karikuesin me vete. Por duhet ta dini se pjesërisht është faji ynë pasi shumë prej nesh kanë të fiksuar një nocion të gabuar. Të karikosh aparatin disa herë për pak kohë apo duhet të presësh deri sa të jetë shumë pranë fikjes për ta vënë në prizë?

Në fakt, një kompani baterish, “Cadex”,  ka shpjeguar detajet se si bateritë e litiumit  në smartphone-t tuaj  janë të ndjeshme ndaj këtyre veprimeve.

Njësoj si te njerëzit, “stresi” i vazhdueshëm  mund të dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së aparatit tuaj.  Nëse doni ta mbani baterinë e smartphone-t në një performancë të mirë  dhe të kaloni ditën pa u merakosur se mos ju fiket telefoni, duhet të ndryshoni disa zakone.

Mos e mbani celularin në prizë në momentin që ai është ngarkuar plotësisht. Sipas studimit, nëse e lini në ngarkim edhe pasi bateria tregon 100% i gjithë intensiteti i ngarkuar do të shkarkohet. Kjo e mban aparatin tuaj në “stres të vazhdueshëm” . Në fakt, përpiquni që mos të arrijë 100% e plotë. Rezulton se bateritë janë më produktive  nëse i ngarkoni herë pas here  gjatë ditës  në vend që t’i lini për orë të tëra kur telefoni është gati për t’u fikur. Të karikoni aparatin pasi ai humb 10% të baterisë është një zgjidhje ideale për adaptuesin. Kjo rrit performancën. Mbajeni të pastër celularin tuaj dhe kjo konsiston në mbrojtjen ndaj viruseve të ndryshme. Ka raste të shumta kur temperatura e aparatit rritet ndjeshëm dhe kjo ndikon direkt në baterinë e tij.  Nëse jeni në një ambient të hapur me diell mbajeni celularin të mbuluar.

Shperndaje