Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kini kujdes kur bëni “forward” në Whatsapp sepse tashmë mund të dilni lehtazi zbuluar

Kini kujdes kur bëni “forward” në Whatsapp sepse tashmë mund të dilni lehtazi zbuluar
July 12
14:17 2018

Për të trajtuar përhapjen e keqinformimit, ekspertët e WhatsApp lançuan një veçori të re ku do të etiketojnë mesazhe të përcjellame opsionin “forward” për të kapur në kohë shpërndarjen e lajmeve  të  rreme që sot e tutje.

Kjo masë është përpjekja e parë e tillë e WhatsApp për të luftuar një stuhi të mesazheve të rreme që nxisin panik dhe kaos.

Kaosi, duke përfshirë dhunën dhe vdekjet e shkaktuara nga mesazhet false të çuara sidomos në Indi, aty ku është edhe tregu më i madh i WhatsApp-it me më shumë se 200 milionë përdorues, shkaktoi një ankth për publikun, duke shkaktuar thirrje nga autoritetet për veprim të menjëhershëm.

“Së bashku mund të luftojmë informacionin e rremë”, lexon reklama, pjesë e një serie që do të shfaqet gjithashtu në të gjitha gazetat në mbarë botën në gjuhët rajonale.

Duke qenë se përdoruesit tashmë do të njoftohen kur ju bëni “forward” një mesazh, ju tregojmë më poshtë se si do të duket biseda juaj:

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje