Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kini kujdes çfarë kërkoni në internet, mund të përfundoni në burg!

Kini kujdes çfarë kërkoni në internet, mund të përfundoni në burg!
July 14
18:24 2017

Sipas disa raportimeve, një burrë për pak ka përfunduar në burg pasi u zbulua historia e kërkimeve të tij në Google.

Fei Yan, një shkencëtar i hulumtimit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, thuhej se kishte kërkuar në Google se si t’u shpëtosh hetimeve  të policisë.

Ai thuhet se ka përdorur informacionin e marrë nga gruaja e tij, e cila është avokate, për të tregtuar aksione dhe përfundoi duke fituar  120,000 dollarë.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Exchange-it zbuloi këtë tregti të dyshimtë dhe hetimet e mëvonshme treguan se Yan gjithçka e bënte nga kompjuteri i tij. Ai kërkonte në Google tema si:  “Sa sekonda duhet që të zbulohet një tregti e pazakontë?”

Megjithatë, duket se e pësoi nga këto mashtrime pasi gjykata e dënoi me gjobë prej 500 mijë dollarësh mbi bazën e dëshmive të bazuara nga historia e kërkimeve në Google./Blitz.al/

Shperndaje