Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkimet shkencore, “Nature Index”: Shqipëria, ndër vendet e fundit

Kërkimet shkencore, “Nature Index”: Shqipëria, ndër vendet e fundit
May 10
12:39 2016

Çdo vit, Nature Index publikon raporte lidhur me impaktin në kërkimet shkencore për secilin shtet, sipas institucioneve që kryejnë kërkimet, të cilat përpilohen nga Nature Publishing Group (NPG). Ky indeks mundëson një panoramë të përgjithshme sa i takon performancave të shteteve në fushën e kërkimeve dhe në disiplina të ndryshme.

Nga të dhënat e bëra publike së fundmi për kërkimet e kryera gjatë periudhës 1 Janar 2015-31 Dhjetor 2015, Shqipëria renditet ndër shtetet e fundit në Europë dhe botë. Krahasuar me Indeksin e një viti të parë, vendi ynë ka bërë përmirësime, por gjithësesi vendet fqinje si Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina renditen më lart.

Shtetet me performancë më të ulët në fushën e kërkimeve renditen Maqedonia, Mali i Zi, i cili ndodhet i fundit në Europë, në listën e kryesuar nga Gjermania. Ndërsa në listën botërore, kryeson SHBA që ndiqet nga Kina, Gjermania, Britania e Madhe dhe Japonia.

Përshtatur nga “Monitor”

Komento