Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni probleme me memorien e Iphone-t tuaj? Ja zgjidhja

Keni probleme me memorien e Iphone-t tuaj? Ja zgjidhja
October 16
18:06 2016

Gjëja që shqetëson më shumë përdoruesit e Iphone dhe Apple është memoria e pajisjes. Paçka se iCloud-I ofron 5GB falas e më pas 20GB për 0.99$ në muaj e deri në 500GB për 9,99$ në muaj, përdoruesit e aparatit preferojnë mos të paguajnë çdo muaj para për memorie të lirë.

Për të shmangur braktisjen e Iphone-ve nga përdoruesit, Apple ka sjellë iOS 8.1, i cili jep mundësi për të “manovruar” me foto e video.

Bëhet fjalë për iCloud Photo Library, e cila bën të mundur ruajtjen e medias në aparat dhe në iCloud. Me versionin e ri të iOS, tashmë ju mund të ruani foto e video të mëdha në iCloud dhe versionet e kompresuara, pra që zënë hapësirë më të vogël  në celular.

Për të aktivizuar iCloud Photo Library duhet që fillimisht të keni të instaluar në iPhone e iPad, iOS 8.1 dhe të jeni regjistruar në iCloud. Shkoni te “Settings”, zgjidhni iCloud, gjeni “Photos” dhe aktivizoni “iCloud Photo Library”. Për të liruar hapësirë klikoni “Optimize”. Dhe kaq! Më shumë memorie të lirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje