Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kemi besuar këto mite për baterinë e telefonit, por janë tërësisht të gabuara

Kemi besuar këto mite për baterinë e telefonit, por janë tërësisht të gabuara
January 29
23:09 2019

Problemi më i madh që kemi pasur gjithnjë me telefonat tanë ka qenë jetëgjatësia e baterisë së tyre. Versionet e reja gjithnjë tregojnë se kanë gjetur çelësin për zgjidhjen e tij. Por në fakt ka disa mite, që na janë rrëfyer vazhdimisht, por në fakt janë totalisht të gabuara.

Miti 1: Ta karikosh gjatë gjithë natës dëmton baterinë e telefonit tuaj.
Shumë njerëz besojnë se ta lësh në karikim gjatë natës e mbingarkon dhe zbeh cilësinë e baterisë. Epo nuk është e vërtetë. Bateria e telefonit është e programuar të karikohet deri 100% e më pas të ndalojë, e të jetë njësoj si në gjendje normale. Prandaj mos u shqetësoni për ato 3/4 orë që do të qëndrojë në 100%.

Miti 2: Harxhojeni të gjithë përpara se ta rikarikoni
Nuk është nevoja të prisni që telefoni juaj të fiket, e më pas ta rikarikoni. Është në fakt më mirë ta karikoni nga pak gjatë ditës, nëse mundeni. Sipas ekspertëve, është mirë që telefoni të qëndrojë në harkun 40%-80%.

Miti 3: Nxehtësia nuk ndikon te bateria
E vështirë për t’u besuar, por nxehtësia e dëmton më shumë baterinë tuaj sesa karikimi i tepërt apo çdo gjë tjetër që mendoni. Nëse e lini telefonin në një zonë të ndrricuar nga dielli drejtpërdrejt, do kuptoni që bateria harxhohet më shpejt. Temperatura normale për të është 0-35 gradë Celcius.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje