Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju prezantojmë të padëgjuarën: Telefoni që ju mbron nga pickimi i mushkonjave!

September 28
22:29 2017

Kompania e njohur e celularëve “LG”  shumë shpejt do të hedhë në treg telefonin më të veçantë dhe të vetmin në llojin e tij deri tani. Nuk jemi duke folur për ndonjë karakteristikë teknologjike që do të sfidojë  fuqinë e aparatëve Iphone dhe Samsung. Më tepër se teknologjik është një dallim që do të na ndihmojë shumë të gjithëve sidomos gjatë verës.

Modeli i ri do të shmangë mushkonjat afër përdoruesve.

Ky model do të ketë një pompë me ultratingull në anën e pasme e cila do të largojë mushkonjat nga njerëzit.

Aparati është quajtur “LG Mosquito” dhe  është prodhuar për tregun indian./Blitz.al/

 

Shperndaje