Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju mbaron shpejt bateria e telefonit? IPhone 8 do të zgjidhë gjithçka!

Ju mbaron shpejt bateria e telefonit? IPhone 8 do të zgjidhë gjithçka!
December 19
16:42 2016

Të gjithë janë duke folur mbi risitë e aparatit më të ri të lançuar nga kompania Apple, iPhone 7, mirëpo të gjithë do të surprizoheni nga iPhone 8. Ka disa thashetheme mbi ndryshimet dhe të mirat që do të vijnë me lançimin e këtij produkti. Një prej tyre është edhe mundësia e zgjidhjes së një prej problemeve që vuajnë shumica prej nesh, bateritë e telefonave.

Sipas thashethemeve thuhet se aparati do të mund të karikohet përmes lidhjes wireless tashmë dhe jo me më lidhje direkte me kabllo. Po, mund të jetë e mundur! Mund ta mbani telefonin ku të dëshironi, deri në një largësi dy metër nga transmetuesi, përmes valëve wireless bateria e aparatit mund të ngarkohet. Të tjera risi nga iPhone 8 mendohet të jenë edhe eliminimi i butonit “Home” duke inkorporuar njohësin  e gjurmëve të gishtërinjve mbi ekranin e sheshtë.  Një tjetër risi do të jetë edhe dizajni i aparatit, i cili mendohet të ketë një ekran të lakuar./Blitz.al/

Shperndaje