Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japonezët shpikin lëkurën “inteligjente”. S’ka më analiza!

Japonezët shpikin lëkurën “inteligjente”. S’ka më analiza!
June 23
16:52 2016

Të gjithë e dimë që teknologjia është gjithmonë në zhvillim e sipër dhe kjo bëhet për të përmirësuar jetën e njeriut.

Tokao Someya, profesor në Universitetin e Tokios, dhe skuadra e tij ka arritur të krijojë një lëkurë bionike – një lëkurë elektronike, e cila është e aftë të mbledhë dhe të analizojë të dhënat që vijnë nga kontakti me lëkurën tonë duke dhënë të gjitha çrregullimet në organizmin tonë.

Kjo lëkurë është e lehtë sa një pupël dhe është gati e padukshme. Një shpikje e tillë do të bënte të mundur që kur të shkonim te mjeku dhe kur ky i fundit të na prekë, të marrë të gjithë informacionin e duhur për të gjitha proceset që ndodhin në organizëm.

Komento
Shperndaje