Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Jaguar”-i prezanton makinën elektrike

“Jaguar”-i prezanton makinën elektrike
November 16
11:59 2016

Një nga gjigantët e automjeteve, “Jaguar”, ka prezantuar një koncept të ri të automjeteve në sektorin e veturave elektrike, I-Pace. Kjo do të jetë makina e parë elektrike e prezantuar nga “Jaguar”, me siguri një rival për Teslën dhe  Modelin X, duke shtuar një kabinë me më shumë hapësirë dhe karakteristika elektrike shumë konkurrente. Ky automjet do të dalë në treg në vitin 2018. Koncepti I-Pace përfaqëson gjeneratën e ardhshme të projektimit të automjeteve elektrike.

IPAC ka një bateri prej 90 kWh dhe një autonomi prej 500 kilometrash,  me një dizajn shumë tërheqës, sipas “New European Driving Cycle” (NEDC). Sipas “Jaguar”, ky automjet karikohet deri në 80 për qind bateri për vetëm 90 minuta dhe për dy orë arrin 100 për qind. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje