Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja se si të fshini gjithçka që Google di për ju

May 10
10:52 2016

Google di gjithçka për ju. Nuk na besoni? Ajo çka duhet të bëni është të kontrolloni “Web and App settings” të llogarisë tuaj dhe çdo gjë që keni bërë në Google do të dalë atje.

Nëse përdorni një adresë email-i që keni në Google ndërkohë që navigoni në internet kjo do të thotë se Google mund t’ju kuptojë çdo të dhënë që ju keni kërkuar paraprakisht, madje dhe çdo video që ju keni hapur në Youtube.

Po, e vërtetë, edhe ato çka shihni në Youtube. Kjo ndodh sepse Google dëshiron t’ju reklamojë produkte apo shërbime që afrohen me interesat tuaja. Keni menduar ndonjëherë duke ndjekur një video në Youtube se pse një reklamë e një produkti që ju keni kërkuar shfaqet dhe si bëhet e mundur kjo? Epo, përgjigjja qëndron te Google.

Por sërish ka një mënyrë se si të fshini gjithçka Google di për ju. Ndiqni galerinë hap pas hapi.

Etiketimet
Shperndaje