Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja aplikacioni që do ta bëjë më të thjeshtë blerjen online

Ja aplikacioni që do ta bëjë më të thjeshtë blerjen online
May 09
10:40 2016

Një ndër gjërat më të vështira lidhur me blerjet online, është zgjedhja e masës së duhur në përshtatshmëri me trupin tuaj. Mund t’iu ndodhë që ju të porosini një masë Medium dhe produkti që iu vjen është Large ose masë Small.

Ju përfundoni duke kthyer mbrapsht produktin në zyrën postare, ose “mbyllni sytë” dhe e mbani atë produkt. Për të shmangur të gjithë këtë, iu vjen në ndihmë aplikacioni “Mallzee”.

“Mallzee u shpik për të zgjidhur problemin e zgjedhjes së masës së duhur. Blerësi mundet të krahasojë dhe të blejë artikuj në përputhshmëri të plotë me kërkesat e tij. Ne duhet të jemi në gjendje për t’i dhënë mundësinë përdoruesve të gjejnë produktet në masën e saktë.”, tha ndër të tjera krijuesi i aplikacionit Cally Russell.

Nëse deri tani nuk keni përdorur “Mallzee”, ka ardhur koha ta bëni. Thjesht vendosni kriteret tuaja dhe do të shihni se çdo produkt që përputhet me kërkesat tuaja, do të serviret për ju. Nëse ju i ruani të dhënat tuaja bankare në aplikacion, ju do të mund që thjesht duke shtypur butonin  “Blej”, të bëni tuajin produktin që dëshironi.

Më e veçanta e këtij aplikacioni është se ai iu mundëson masat e firmave të ndryshme në përputhje me masën tuaj. Kjo për shkak se një masë e vogël në “Zara” nuk është e njëjtë me një masë e vogël në “Mango”, apo “River Island”. Mjafton që ju të shkruani masën tuaj dhe do mund të keni në dispozicion ata artikuj të përshtatshëm për ju nga secila firmë. Gjithçka që iu duhet, do e bëjë “Mallzee” për ju.

blerjee

Komento
Etiketimet
Shperndaje