Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

IPhone 8, nëpërmjet skanimit të syrit do të mund të bëhen pagesa

IPhone 8, nëpërmjet skanimit të syrit do të mund të bëhen pagesa
September 01
17:09 2016

Edhe pse më 7 shtator, Apple do të lançojë iPhone 7 dhe 7 Plus, modelet e vitit 2017 janë duke tërhequr vëmendjen. Sipas një raporti thuhet se kompania dëshiron të përmirësojë teknologjinë e skanimit të syrit në aparatin IPhone 8, i cili do të dalë në vitin 2017.

Thuhet se Apple po kërkon të përfshijë funksionin e skanimit të irisit, i cili do të zhbllokojë aparatin duke skanuar syrin. Ende nuk dihet nëse skanimi i syrit do të zëvendësojë prekjen ID apo do të ruajë rol plotësues thjesht si një mjet për të identifikuar përdoruesin. Kjo risi e Iphone mund të vihet në funksion nga përdoruesit për të bërë pagesa. Raportet gjithashtu pohojnë se butoni “Home” do të eliminohet dhe opsioni i prekjes ID do të jetë i vendosur në ekran./Blitz.al/

Shperndaje