Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

IPhone 7 shpërthen në flakë

IPhone 7 shpërthen në flakë
February 25
16:21 2017

IPhone 7 ka shfaqur problemet e para pasi aparati ka shpërthyer në flakë njësoj siç ka ndodhur më parë dhe me Galaxy Note 7.

Brianna Olivas nga Arizona ka postuar një video në Twitter duke shpjeguar se gjatë kohës që ishte duke e përdorur, celulari ka filluar të ketë probleme. Ajo e ka lënë në tavolinë  dhe kur është zgjuar nga gjumi pa se nga Iphone 7 po dilte tym. Siç shihet dhe në video nga aparati është duke dalë tym dhe ai është shkatërruar plotësisht.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe në foto shihet se celulari është deformuar plotësisht. Me shumë mundësi sipas aludimeve shkak duhet të ketë qenë mbinxehja dhe bateria e litium-jonit që përdorin këto aparate. Një zëdhënës i Apple ka thënë se kompania ka qenë në kontakt me konsumatorin dhe se ata janë duke u përpjekur të rregullojnë problemin. /Blitz.al/

Share